THIMI RACI Teneqexhi dhe fotograf i shquar i traditës së rilindësve tanë
Thimi Raci (1886-1966) ishte një fotograf shqiptar i cili punoi kryesisht në vitet ’20 dhe ’30 në fshatin Dardhë afër Korçës.
Raci lindi në fshat ku ndoqi një shkollë greke. Në fshatin Dardhë kishte një dyqan me tabelën “Thimi Ratsi – teneqexhi dhe fotograf”. Për sa u përket temave, fotografitë e Thimi Racit janë të zakonshme – kryesisht portrete familjesh, fëmijë, dasma dhe foto të ngjarjeve të fshatit etj.
THIMI RACIJeta dhe veprimtaria e tij
Fotot e Racit, tregojnë se ai, e kish arritur gjetjen optimal të kohës së ekspozimit të fotografive, në saje të përvojës dhe aftësive të tij.
Me fotot e tij është botuar më 1938, albumi turistik “Dardha”, i shoqërive dardhare “Bashkimi” në Bukuresht dhe “Shpresa”në Dardhë, nën patronazhin e Entit Kombëtar të Turizmit. Thuajse, të gjitha punimet fotografike të Racit, u dorëzuan në Arkivin e Shtetit në pllaka xhami (thuhet se janë rreth 2000 copë), ndërsa aparatet fotografike iu falën Muzeut Historik Kombëtar. Shumë foto gjenden të shpërndara në njerëz të ndryshëm jo vetëm nga Dardha, por edhe nga qytete e fshatra të tjerë.