Fotograf i vjeter i shquar dardhar
Thimi Raci (1886-1966) ishte një fotograf shqiptar i cili punoi kryesisht në vitet ’20 dhe ’30 në fshatin Dardhë afër Korçës. Raci lindi në fshat ku ndoqi një shkollë greke. Në moshën 15-vjeçare emigroi në Rumani për punë, qe sic dihet ne ato kohra, komuniteti shqiptar atje ishte i madh dhe shume i mireorganizuar dhe kishte krijuar shoqerine "Drita" (shoqeria e te mesuarit shqip) me qender ne Bukuresht. Atje kaloi pak vite, nga mosha e adoloshentit tek ajo e të riut të rritur, duke ruajtur një përvojë jetësore të vlefshme. Ne ate kohe, ai mbledh të holla për të dëgjuar një koncert sinfonik. Mbase për këtë e shtytën ca “shkëndijëza arti” që ndoshta ishin mbrujtur në shpirtin e këtij djali të paarsimuar, për të pëlqyer të bukurën. Më vonë, Thimi mësoi t’i bie violinës vetëm në sajë të “veshit për muzikë“, që themi se ishte brenda atyre dhuntive për art që i ishin dhuruar qysh në ngjizje.
Thimi Raci jetoi pak vite ne Rumani dhe u kthye serisht ne Shqiperi per te mos u larguar me prej saj. Nga koha qe ai kaloi ne emigrim pervetsoi edhe mjeshtrine e llamarinistit, te cilen filloi ta aplikoje menjehere ne Shqiperi dhe pikerisht ne fshatin e tij te lindjes, Dardhe te Korces.
Ne Dardhe ai gjithashtu mesoi edhe mjeshterine e fotografise nga fotografi Perikli Kacauni i cili nga te gjitha dokumentat arshivore qe jane shfletuar sot, eshte shqiptari i pare fotograf ne USA te cilin e pasuan, Gjon Mili, Dhimiter Mborja dhe ndonje tjeter. Pero (sic e therrisnin Perikli Kacaunin) emigroi ne USA dhe te gjitha aparatet dhe tekniken e tij te fotografimit, ja dhuroi Thimi Racit, i cili beri te paren foto te tijen, ne diten e vdekjes te Naum Zengos. Ne vitet e mevoneshme, ai krijoi dyqanin e tij, nen titullimin e cuditshem " Thimi Raci, teneqexhi dhe fotograf".
Pas qëndrimit disa vite në Rumani, Raci kthehet në atdhe, ku ushtron për një kohë të shkurtër në Korçë zejen e teneqexhiut të mësuar në mërgim e, mandej shkon në fshatin e tij ku mëson nga Pero Kaçauni (1870-1949) mjeshtrinë e fotografit, i cili kur u largua për në SHBA (1910), i dha dhe të gjitha pajisjet e fotografimit. Një vit më vonë, 1911, në Dardhë kishte një dyqan me tabelën “Thimi Ratsi-teneqexhi dhe fotograf” (Arkivi i S.Laços), kohë kur studio fotografike kishte vetëm në dy qytete, Shkodër dhe Korçë e, jo më në ndonjë fshat. Kontributi i Thimi Racit ishte i jashtëzakonshëm.
Fotot e Racit, tregojnë se ai, e kish arritur gjetjen optimal të kohës së ekspozimit të fotografive, në saje të përvojës dhe aftësive të tij. Prurja tërësore e Thimi Racit, shumica e të cilës ndodhet ne pllaka xhami ne Arkivin e Shtetit, ngërthen gjithë historinë 5-60 vjeçare tç Dardhës, trajtuar me syrin e një fotografi të lindur siç ishte ai, madje dhe të një njeriu miqësor e mjaft dashamirës.
Do ishte një punë vërtetë e lavdërueshme, hedhja në letër fotografike e pamjeve të pllakave, si dhe mbledhja e fotove të përhapura andje-këndej. Atëhere, mund të paraqitej e plotë vlera e fotografisë së realizuar nga Thimi Raci.